Koreja Veriore, gati për lëshimin e raketës

Zyrtarët e Koresë Veriore thanë se janë bërë të gjitha përgatitjet për lëshimin e raketës.
Zyrtarët kanë deklaruar se lëshimi i raketës ashtu siç është planifkuar, si pjesë e manifestimeve për ditëlindjen e presidentit të ndjerë Kim Il Sung.
Koreja Veriore, që është e pajisur me armë bërthamore, ka thënë më herët se planifikon që të lëshojë raketën nga data 12 deri me 16 prill, për të shënuar përvjetorin e lindjes së Kimit.
Koreja Veriore këmbëngul se lëshimi ka të bëjë me një projekt paqësor hapësinor, por SHBA dhe Koreja Jugore e sheh këtë si një maskim për një provë raketore, që do të shkelte rezolutën e OKB-së dhe do të nxiste provokime.
Mediat e Koresë Jugore raportuan se Koreja Veriore për përgatitet për një provë të tretë bërthamore.