Obama Populli libian mund te festoje lirine dhe fillimin e nje epoke te re
Presidenti amerikan Barak Obama përshëndeti fillimin e epokës së re të premtimeve me shpalljen sot të çlirimit të Libisë, duke u shprehur njëherazi për një pajtim kombëtar pas 40 vjet diktature të ashpër dhe tetë muaj konflikti të përgjakshëm.
"Shprehim kënaqësinë për bashkëpunimin me Këshillin Kombëtar të Tranzicionit, CNT dhe një qeveri tranzicioni të fortë, ndërkohë kur ata po përgatiten për zgjedhjet e para të lira dhe të drejta", shkruan presidenti amerikan në një deklaratë, duke premtuar se Shtetet e Bashkuara do të "ndihmojnë për të çuar përpara tranzicionin e qëndrueshëm dhe demokratik".
"Në emër të popullit amerikan, përgëzoj popullin libian në këtë ditë historike të shpalljes së çlirimit. Pas katër dekadave të një diktature të ashpër dhe tetë muaj konflikti të përgjakshëm, populli libian tashmë mund të festojë lirinë dhe fillimin e një epoke të re plot premtime", deklaroi Obama.
Por presidenti ameriakn u këshilloi gjithashtu autoriteteve libiane "të mbajnë angazhimet e marra për të drejtat e njeriut, të fillojnë një proces pajtimi kombëtar, të sigurojnë armët dhe materialet e rrezikshme dhe të mbledhin grupet e armatosura nën një drejtim civil të unifikuar".