Tunizi/ Pjesemarrje shume e larte ne zgjedhjet e para demokratike
Tunizia, vendi që nxiti revoltat e pranverës arabe në mbarë Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, po hyn përsëri në histori duke mbajtur zgjedhjet e para demokratike.
Pjesëmarrja ka qene e lartë ndërsa tunizianët shprehën gëzimin dhe krenari që ju dha shansi për të zgjedhur mes disa partive politike për herë të parë që nga pavarësia në vitin 1956.
Komisioni zgjedhor tha se afërsisht 70% e popullatës së Tunizisë prej 4.4 milion votuesish kanë votuar disa orë përpara orarit të mbyllje së qendrave të votimit.
Më shumë se 100 parti kandidojnë për 217 vendet e asamblesë, një ndryshim i madh ky në krahasim me zgjedhjet e kaluara, kur votuesit u detyruan të rizgjidhnin partinë qeverisëse.
Këto janë zgjedhejt e para të pranverës arabe, më pak se nëntë muaj pasi tunizianët rrëzuan diktatorin Zine el Abidine Ben Ali.