Hollande zyrtarisht kandidat socialist për president të Francës

François Hollande u emërua zyrtarisht kandidati socialist për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 në Francë, gjatë një konvente në Paris, përpara rreth 4 mijë militantëve dhe simpatizantëve, gjashtë ditë pasi ka fituar zgjedhjet paraprake të partisë së tij.
"François Hollande u caktua zyrtarisht kandidati socialist dhe i Partisë radikale të majtë, një parti e vogël aleate me PS-në, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012", bëri të ditur Jean-Pierre Mignard, zëdhënës i Autoritetit të Lartë të zgjedhjeve paraprake, përpara një publiku të ekzaltuar.
Ai theksoi se François Hollande ka fituar rrethin e parë të zgjedhjeve paraprake me mbi 1 milionë vota ose më shumë se 56 për qind të votave.