E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: SHBA kërkon dialog me popullin iranian

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka thënë se vendi i tij kërkon dialog me popullin iranian, ndërsa i ka bërë thirrje Teheranit të ndalojë bllokimin e qasjes së qytetarëve të tij në informacione.

Në video-adresimin e tij tradicional me rastin e Vitit të Ri persian, Obama ka thënë se “kjo festë vjen në kohën e tensioneve të vazhdueshme midis dy vendeve”, por, sipas tij, nuk ka arsye që Shtetet e Bashkuara dhe Irani të ndahen nga njëri-tjetri.

Obama ka kritikuar atë që ka quajtur “perde elektronike”, të cilën, siç ka thënë, Teherani e ka krijuar për të ndaluar e rrjedhjen e lirë të informacioneve dhe ideve në vend.

SHBA, së bashku me fuqitë tjera të Perëndimit, i kanë vënë sanksione Iranit, për shkak të aktivitetit të tij bërthamor.

Ato dyshojnë se Teherani ka për synim krijimin e armës atomike, akuza që hidhen poshtë nga Republika Islamike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›