E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri-Amb. Suedez: BE të ndalojë zgjedhjet serbe në Kosovë

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, priti në takim ambasadorin e Suedisë për Kosovë, Lars Wahlund, me të cilin biseduan për situatën aktuale në Kosovë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës.
 

Në takim u vlerësua se Bashkimi Evropian duhet të këtë një qasje strategjike për rajonin në funksion të forcimit të stabilitetit dhe një perspektive më të mirë.
 

Në një njoftimj për shtyp të lëshuar nga takimi, thuhet se bashkëbiseduesit u pajtuan që BE duhet të flas me një zë për mos lejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
 

Gjithashtu u tha se zbatimi i marrëveshjeve nga ana e Serbisë duhet të realizohet me një presion të vendosur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 

Ambasadori Wahlund, ka thënë se Suedia e përkrah zhvillimin evropian të Kosovës dhe perspektivën e saj euroatlantike dhe se Qeveria e tij angazhohet për paqe të përhershme në Ballkan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›