Obama: Të rifillojnë negociatat në Lindjen e Mesme
"Negociatat në Lindjen e Mesme duhet të rifillojnë sa më shpejt".
Kjo ishte fjalia e parë që tha presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, pas takimit të parë tripalësh, që po zhvillohet ne hotel Waldorf-Astoria të Manhatenit, mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanhyahu dhe presidentin palestinez Abu Mazen.
Gjatë samitit, Obama ka folur për progrese të dukshme në këto bisedime, por nënvizoi se duhej bërë ende shumë. Presidenti Obama ishte shumë i drejtëpërdrejtë në këshillat e tij për dy vendet në konflikt.
"Izraelitët duhet të ndalojnë kolonizimin, ndërsa palestinezët duhet t'i japin fund veprimeve terroriste", është shprehur kreu i Shtepisë së Bardhë në konferencën për shtyp pas takimit tripalësh.
Në fund të fjalës së tij presidenti Obama pohoi se do të ridërgonte në Lindjen e Mesme negociatorin George Mitchell. Ky i fundit do të takonte sërish negociatorët palestinezë si edhe izraelitë. Ndërsa në mes të nëntorit sekretarja e shtetit Hillary Clinton do të raportonte mbi mbarëvajtjen e bisedimeve dypalëshe.