Video e re e rrjetit terrorist Al Kaeda
Numri dy i grupit islamik terrorist Al Kaeda si edhe krahu i djathtë i Osama Bin Laden, Al- Zahawari është shfaqur në një video të re e cila u publikua nga websit-i amerikan monitorues për çështjet e sigurisë, "Site".
Kjo video është montuar në përvjetorin e tragjedisë së 11 shtatorit të vitit 2001.
Në këtë video e cila zgjaste 106 minuta Al-Zahawari shfaqej duke folur në gjuhën arabe. Titulli i kësaj videoje ishte " Perëndimi është një tunel i errrët."
Në këtë video u shfaqen duke folur edhe persona të tjerë të rrjetit Al Kaeda. Në këtë video flitej për ngjarjet e vitit të kaluar si edhe mbi krizën e ekonomisë globale.
Me 14 shtator u publikua një mesazh audio ku fliste vetë Osama Bin Laden kreu i Al Kaeda. Ai paralajmëronte qytetarët amerikan se lidhjet e ngushta të administratës amerikane me qeverinë izraelite do t'i kushtonin shtrejntë këtij vendi. Ky mesazh audio u publikua në një website islamik.
Ky mesazh audio titullohet "Mesazh popullit amerikan" dhe zgjaste 11 minuta, ai u shfaq pak ditë pas përvjetorit të 8 të akteve terroriste në New York.
Bin Laden thuhet se është duke u fshehur në malet përgjatë kufirit të Pakistanit me Afganistanin.