E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Terrorizmin bërthamor do ta luftojmë së bashku

“Armët bërthamore nuk kërcënojmë vetëm SHBA, por sigurinë e përbashkët globale”

“është e nevojshme të punojmë së bashku për të evituar që materialet nukleare të bien në dorë të terroristëve sepse nëse Al-Qaeda do të kishte mundësi nuk do të hezitonte ti përdorte”. Presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Barak Obama, të martën në ditën e dytë të samitit për sigurinë mbi armët bërthamore foli edhe për rrezikun e katastrofës. "Materiali bërthamor që mund të shitet apo vidhet dhe përdoret për armët bërthamore ekziston në shumë vende të botës. Vetëm një sasi e vogël plutoni, me përmasat e një molle, mund të vrasë apo plagosë qindr amijëra njerëz të pafajshëm. Rrjetet terroriste si Al qaeda janë përpjekur të kenë në përdorim armë atomike dhe nëse do të kishte mundësi do ta bënte. Në këtë rast do ishte një katastrofë për gjithë botën, duke provokuar një humbje të madhe jetë njerëzish dhe duke i dhënë një goditje të fortë paqes dhe stabilitetit global”, deklaroi president Obama.

“SHBA-të do të reduktojnë arsenalet bërthamore, duke bërë një hap para për një botë pa armë bërthamore”, tha presidenti amerikan duke nënvizuar se “sot kemi mundësi të kryejmë veprime të sakta për të siguruar që materialet nukleare të jenë të sigurta. Mund të ndihmojmë në forcimin e Agjencisë ndërkombëtare për Energjinë Atomike në mënyrë që të arrijë objektivat e saj”. Obama bëri gjithashtu me dije me samitit tjetër për bërthamoret do të mbahet në Korenë e Jugut brenda dy vjetëve , d.m.th brenda vitit 2012. “problemet e shekullit të 21-të nuk mund të zgjidhen nga anjë komb i vetëm . Duhet një angazhim i përbashkët në luftën për terrorizmin bërthamor”, tani. Ndërkaq mbetet ende e hapur çështja iraniane. “Armët bërthamore nuk janë shqetësim vetëm për Shtetet e Bashkuara e Rusinë. Ato kërcënojnë sigurinë e përbashkët globale. Një armë bërthamore në duart e terroristëve është kërcënim për këdo, kudo qoftë, nga Moska në Nju Jork, qytete të Evropës e Azisë së Jugut”. Sipas zëdhënësit të qeverisë kineze Kina mbështet rrugën diplomatike për zgjidhjen problemit bërthamor iranian duke përjashtuar sanksionet. Sipas funksionarëve amerikanë nga takimi mes Obamës dhe Hu Jintao, Kina ishte gati për të mbështetur sanksionet kundër Teheranit të propozuara nga SHBA-ja. Uashingtoni deklaroi se kishte marrë konsensusin e Pekinit për të bashkëpunuar për përforcimin e sanksioneve. Por Pekini zyrtar ka deklaruar dje se e kundërshton opsionin e sanksioneve. “Kina mendon se rruga më e mirë për zgjidhjen është dialogu dhe negociatat. Presionet dhe sanksionet nuk mund të zgjidhin asgjë”, tha zëdhënësi i qeverisë kineze. Diplomatët tregojnë se Kina nuk është dakord me ndalimin investimeve të huaja në sektorin iranian të energjisë, një nga propozimet për sanksione ndaj Iranit. Qeveria e Teheranit ka deklaruar se nuk i konsideron deklaratat e Kinës mbi çështjen bërthamore si sinjal mbështetjeje ndaj Shteteve të Bashkuara. “I interpretojmë në mënyra të ndryshme komentet e bëra pas takimit mes autoriteteve kineze dhe atyre amerikane”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane. Pekini dhe Teherani kanë raporte raporte të ngushta ekonomike dhe politike dhe në vititn 2009 Irani u bë furnizuesi i tretë i naftës për Kinën pas Arabisë Saudite dhe Angolës. Irani, Siria dhe Koreja e Veriut ishin shtetet që nuk morën pjesë në këtë samit. Ndërkaq Samiti për mbi sigurinë bërthamore në Uashington dha rezultatet e tij të para. Në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë zëdhënësi i saj, Robert Gibs njoftoi se Ukraina premtoi eliminimin e mbetjeve të uraniumit brenda vitit 2012. Për vendimin e Kievit u prononcua edhe presidenti Obama. Ai e cilësoi atë një “hap përpara dhe historik”. Presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç u zotua se një pjesë e mirë e uraniumit të pasuruar do të shkatërrohet brenda këtij viti. Uraniumi i pasuruar që Ukrina zotëron i përket periudhës sovjetike. Po ashtu Holanda bëri një propozim konkret. Ajo kërkoi ngritjen e një gjykate të posaçme për të luftuar terrorizmin bërthamor. Sipas kryeministrit të Holandës, Jan Peter Balkenende një gjykatë e tillë do të nxirrte para drejtësisë shtetet që u kanë mundësuar terroristëve të arrijnë tek materiali bërthamor.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›