PD: Rama me platforma antishqiptare për të izoluar vendin
Në një deklaratë për shtyp, Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli reagoi ndaj motos së fundit "nuk na duhen të huajt", të atyre që i konsideroi "pinjollët e bllokut dhe punistët e kryesuar nga Edi Rama".
“Në një kohë kur shqiptarët kanë nevojë jetike për lëvizjen e lirë pa viza dhe integrimin në BE, kjo moto dëshmon qartë se ata nuk kanë interesa të tjera, përveç mbrojtjes me çdo kusht dhe me çdo çmim të interesave të tyre personale dhe të kupolës së mafies që drejtojnë", akuzoi zëdhënësja e PD-së drejtuesit e opozitës.
"Prapa platformës së bllokmenëve të rinj dhe punistëve të vjetër se 'nuk na duhen të huajt', qëndron rikthimi në genin e etërve të tyre, të cilët për interesa të pushtetit të tyre kriminal i rezervuan vendit izolimin më të thellë", tha Mëhilli, duke shtuar se "kjo platformë antishqiptare dhe antidemokratike është në funksion të interesave të mafies dhe ekonomisë së saj kriminale".