Obama Zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez brenda kufijve te vitit 1967

Presidenti Barak Obama thote se nje paqe e qendrueshme mes Izraelit dhe palestinezeve duhet te bazohet mbi ekzistencen e dy shteteve dhe me Izraelin brenda kufijve te vitit 1967 shoqeruar me disa kushte. Ne fjalimin qe mbajti dje mbi politiken amerikane ndaj Lindjes se Mesme presidenti u beri thirrje te dyja paleve te kthehen ne tryezen e negociatave
Presidenti Obama ka shprehur mbeshtetje per nje kerkese themelore te palestinezeve qe shteti palestinez te krijohet si shtet me kufijte qe kishte si territor para luftes se vitit 1967.
Kufijte e Izraelit dhe Palestines duhet te bazohen ne vijen kufitare te vitit 1967 me shkembime dypaleshe ne menyre qe te dyja vendet te kene kufij te sigurte dhe te njohur nga pala tjeter.
Nje deklarate e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu e cilesoi ndryshimin ne politiken amerikane te pajustifukueshem. Zoti Obama do ta prese sot udheheqesin izraelit ne Shtepine e Bardhe ne nje takim qe pa diskutim pritet te jete mjaft i tensionuar.
Presidenti do te flase te dielen para Komisionit Amerikano-Izraelit per Marredhenie Publike organizata me e madhe lobiste pro-izraelite ne Shtetet e Bashkuara.
Nderkaq Presidenti palestinez Mahmud Abaz ka kerkuar konsultime urgjente me udheheqesit arabe lidhur me fjalimin e Presidentit Obama.
Presidenti ia kushtoi pjesen e fundit te fjalimit te tij prej 46 minutash mungeses se perparimit ne bisedimet izraelito-palestineze qe kane ngecur qe nga shtatori i kaluar.
Tani eshte ne dore te izraeliteve dhe palestinezeve te hidhen ne veprim. Paqja nuk mund ti imponohet asnjeres pale as nga Shtetet e Bashkuara as nga ndonje vend tjeter. Vonesat pa fund nuk e eliminojne problemin.
Presidenti foli pa dorashka me te dyja palet. Ai i paralajmeroi palestinezet se perpjekjet per delegjitimizimin e Izraelit sic u shpreh ai do te perfundonin me deshtim. Zoti Obama parlajmeroi se gjendja aktuale eshte e paqendrueshme dhe Izraeli duhet te tregohet i guximshem per te cuar perpara procesin e paqes.
Ai tha se ceshtje delikate si e ardhmja e Jeruzalemit dhe fati i refugjateve palestineze ende presin zgjidhje. Presidenti pohoi gjithashtu se ripajtimi i koheve te fundit mes Fatahut dhe Hamasit perben nje ndelikim te procesit. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e konsiderojne Hamasin organizate terroriste
Si mund te negociosh me nje pale qe e ka treguar veten se nuk eshte e gatshme te njohe te drejten tende per te ekzistuar Ne javet dhe muajt ne vazhdim udheheqesit palestineze duhet ti japin nje pergjigje te besueshme kesaj pyetjeje. Nderkaq Shtetet e Bashkuara partneret e Kuartetit dhe vendet arabe duhet te bejne cdo perpjekje per te kapercyer kete ngerc aktual.
Pas fjalimit Hamasi e akuzoi zotin Obama per mashtrim dhe favorizim te Izraelit.
I derguari per Lindjen e Mesme Xhorxh Micell i cili ka njoftuar largimin nga kjo detyre ishte nder zyrtaret qe ndoqen fjalimin e Presidentit Obama ne Departamentin e Shtetit.