Trupat ruse, hanë ushqim qeni
Trupat e Ministrisë së Brendshme ruse janë ushqyer me ushqim qeni për të kursyer para.
Këtë e bëri publike ish-majori rus, Igor Matvejev. Ky i fundit citohet nga agjencia “Reuters” të ketë thënë se zyrtarët kanë bërë përpjekje ta fshehin skandalin në bazën Vladivostok, ku Matvejev ka shërbyer.
Matvejev, i cili ka marrë pjesë edhe në luftërat e Rusisë kundër separatistëve çeçenë në vitet 1990, tha se është shkarkuar nga puna pas postimit të një videoje në interet, në lidhje me korrupsionin në mesin e forcave të Ministrisë së Brendshme.