Trupat ruse hanë ushqim qeni

Nga Express më 19 maj 2011 në ora 19:15
Trupat e Ministrisë së Brendshme ruse janë ushqyer me ushqim qeni për të kursyer para.
Këtë e bëri publike ish-majori rus, Igor Matvejev. Ky i fundit citohet nga agjencia Reuters të ketë thënë se zyrtarët kanë bërë përpjekje ta fshehin skandalin në bazën Vladivostok, ku Matvejev ka shërbyer.
Matvejev, i cili ka marrë pjesë edhe në luftërat e Rusisë kundër separatistëve çeçen në vitet 1990, tha se është shkarkuar nga puna pas postimit të një videoje në Interet, në lidhje me korrupsionin në mesin e forcave të Ministrisë së Brendshme.