Obama: Zhvillimi i Kinës, avantazh për rajonin
Presidenti amerikan Obama tha se një Kinë e fortë dhe e begatë i shërben të gjithëve, duke theksuar se SHBA kërkojnë të vazhdojnë bashkëpunimin. Kështu deklaroi në Tokio, në etapën e parë të turit të tij në Azi, Presidenti amerikan Barak Obama, i cili është i pranishëm dhe në samitin e vendeve aziatike që mbahet në Singapor. Sa i takon çështjes së Iranit, Obama tha se SHBA nuk janë të frikësuara nga programi bërthamor.