E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytje në Argjentinë, pa viktima

Rreshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje masive në disa pjesë të Buenos Aires në Argjentinë. Siç shihet edhe nga pamjet, rrugët janë totalisht të bllokuara jo vetëm për qarkullimin e automjeteve por edhe për këmbësorët, çka ka detyruar forcat e ndihmës së shpejtë të ndërhyjnë për stabilizimin e situatës. Erërat e forta kanë shkulur pemë e kanë këputur linjat elektrike në disa pjesë të qytetit. Deri tani mediat vendase raportojnë se nuk ka të dhëna për të lënduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›