E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafa: SHIK-istat krimi nuk i lë të qetë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është kthyer kritikave dhe akuzave për SHIK-un e duke e cilësuar një organizatë kriminale e financuar nga struktura të dyshimta dhe jo llogaridhënëse.

Në një intervistë për Bota Sot, Mustafa ka thënë se kriminelet duhet të përgjigjen para ligjit, transmeton Indeksonline.

"Kriminelët duhet të përgjigjen para ligjit. Një fjalë e urtë popullore thotë: Gjaku të zë, si duket disa nga ta kanë bërë veprime të rënda ndaj popullit dhe këto veprime nuk i lënë të qetë. SHIK-u ka qenë një strukturë ilegale për tërë këto vite që nuk i ka dhënë llogari askujt" ka thënë Mustafa.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›