E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama apel Birmanisë: Lironi lideren e opozitës

Uashington - Barak Obama i kërkoi sot gjeneralëve ushtarake të Birmanisë të lirojnë menjëherë lideren e opozitës, Aung San Suu Kyi. "Dënoj fuqimisht arrestin shtëpiak dhe burgosjen e saj, që gjithashtu janë dënuar nga e gjithë bota", u shpreh presidenti i Shteteve të Bashkuara përmes një deklarate.

Suu Kyi, lauretate 63 - vjeçare e Çmimit "Nobel" për Paqen, ka qëndruar në arrest shtëpiak për gjashtë vjet radhazi dhe po përballet me një proces gjyqësor, që është dënuar nga SHBA-ja, BE-ja, OKB-ja dhe grupet për të drejtat e njeriut. Ajo akuzohet se ka shkelur termat e arrestit shtëpiak duke lejuar një shtetas amerikan të rrinte në shtëpinë e saj në fillim të majit. Suu Kyi pritet të shpallet fajtore dhe të dënohet me pesë vjet burg.

"I bëj thirrje qeverisë së Birmanisë për të liruar menjëherë dhe pa kushte të sekretares së përgjithshme të Ligës për Demokraci dhe fituese e ‘Nobel’-it për paqen, Aung San Suu Kyi", theksoi Obama.

Obama, i cili rinovoi sanksionet e SHBA-së kundër Birmanisë më 15 maj, i cilësoi akuzat kundër Suu Kyi si të rreme dhe të paligjshme dhe shtoi se ky proces gjyqësor hidhte dyshime mbi vullnetin e qeverisë së Birmanisë për të qenë një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›