E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali, një fitore titulli, për Murinjon ka fishkëllima

SPANJE- Reali i Madridit ka triumfuar 3-0 ndaj Seviljes në ndeshjen e luajtur në mesditë, duke e bërë akoma më të thjeshtë fitoren e titullit kampion. Goli i Ronaldos dhe dopieta e Benzema, i kanë dhënë triumfin ekipit madrilen edhe pse në pjesën e parë Sevilja rrezikoi disa herë.

Por, ajo që ra në sy në ndeshjen e sotme ishin fishkëllimat e grupit ultras të tifozëve, i quajtur Ultras Sur, ndaj Zhoze Murinjos. Megjithëse Reali ka shënuar 112 gola këtë kampionat, jo të gjithë tifozët janë pro teknikut portugez.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›