E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama beson se Gadafi do të largohet

Nga Express më 30 mars 2011 në ora 11:56

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se beson se lideri i Libisë, Muammar Gaddafi, “përfundimisht” do të largohet nën trysninë ndërkombëtare.

Në një intervistë për rrjetin televiziv NBC, Obama po ashtu, tha se nuk e përjashton armatimin e kryengritësve, derisa ata po përpiqen të arrijnë përfitime territoriale dhe përmbysjen e Gaddafit.

Njëherësh, një anije e marinës së Shteteve të Bashkuara, ka shkrepur 22 raketa Tomahaëk në një depo të armatimit në periferi të kryeqytetit të Libisë, Tripoli.

Komandanti suprem i NATO-s, admirali amerikan, James Stavridis, tha se agjencitë e zbulimit kanë gjetur prani të vogël të Al-Qaidës dhe Hezbollahut në mesin e opozitës kryengritëse në Libi.

Duke folur para komitetit të Senatit amerikan, Stavridis megjithatë tha se “udhëheqja e kryengritësve duket të përbëhet nga njerëz ndërgjegjshëm, që luftojnë kundër kolonelit Gaddafi”.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, më herët theksoi se fuqitë botërore nuk kanë marrë asnjë vendim për të armatosur rebelët në Libi, por se rezoluta e Kombeve të Bashkuara që autorizon fushatën ajrore të aleatëve kundër forcave të qeverisë libiane nuk e përjashton këtë mundësi.

Clinton foli në Londër, në përfundim të një konference për Libinë, në të cilën morrin pjesë përfaqësues nga 40 shtete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›