E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takon Zv/amb. OSBE

Tiranë -Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, deklaroi sot se ligji i miratuar mbrëmjen e shkuar për pastërtinë e figurave publike dhe të administratës është i krijuar mbi standardet evropiane, dhe veçanërisht ato të Strasburgut. Deklaratat e Topallit erdhën pas takimit me zëvendës ambasadorin e OSBE-së në Tiranë. “S’ka kushtetutë që vesh krimet me imunitet”-theksoi ndër të tjerash Topalli, ndërsa shtoi gjithashtu se asnjë kushtetutë nuk mban mandate mbi krimet e kryera. Kryetarja e Kuvendit ka premtuar se ligji i ri i lustracionit, do të zbatohet me transparencë të plotë.

Aktualiteti politik shqiptarë është përfshirë në deklarata të “nxehta”, ku shkak është bërë miratimi i ligjit të spiunëve. Opozita e ka kundërshtuar këtë ligj, e në të njëjtën linjë kanë qenë edhe ambasada amerikane në Tiranë dhe Këshilli i Evropës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›