E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne veri 100 serbe kunder aksionit te EULEX-it

Serbët në veri të Kosovës bllokuan të gjitha rrugët, në shenjë revolte ndaj aksionit të ndërmarrë nga policia e EULEX-it dhe ushtarët e KFOR-it në kuadër të hetimeve për vrasjen e policit Enver Zymberi më 26 korrik në këtë zonë.

Hetimet nga forcat e EULEX-it dhe KFOR-it janë kryer në rrugën ndërmjet Zubin Potokut dhe Zupce-s, në vendin ku u qëllua për vdekje me snajper pjesëtari i policisë së Kosovës. Menjëherë pas aksionit të mekanizmave të sigurisë, serbët lokalë bllokuan të gjitha rrugët në veri.

Protestat në këtë zonë të Kosovës u zhvilluan edhe nga punonjësit e gjykatave paralele atje dhe nga punonjësit shëndetësor, konkretisht në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Policia e Kosovës, permes një njoftimi për shtyp sqaroi se në protesta dolën rreth 1000 persona.

Ata zhvilluan një protestë paqësore duke ecur për rreth gjysmë ore nëpër rrugët e qytetit deri mbi lumin Ibër. Qarkullimi i rregullt i trafikut rrugor mbi urë u bllokua, për të rinisur më pas në përfundim të protestës, e cila u mbyll e qetë dhe pa incidente. Policia thotë se protestat janë të  ndërlidhura me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›