Obama del hapur, mbështet martesat gay

Shtëpia e Bardhë e drejtuar nga Presidenti Barack Obama, i kërkoi formalisht Gjykatës së Lartë që të aprovojë një ndryshim në ligjin e viteve ’90, ku thuhet se në martesë bashkohet një burrë dhe një grua.
Në tekstin e kërkesës thuhet se, “Cenohet garancia thelbësore që të gjithë personat janë të barabartë para ligjit dhe ndalon mijëra çifte homoseksuale, ligjërisht të martuar në shtetin e tyre, që të shijojnë të njëjtat avantazhe si çiftet heteroseksuale”./Indeksonline/