Obama dhe Mccain përballë verdiktit të amerikanëve
Uashington (Start)-Tashmë gjithçka ka hyrë në fazën përfundimtare dhe kandidatët për president të SHBA-ve, demokrati barack Obama dhe republikani John McCain, presin verdiktin e popullit amerikan. Amerikanët po votojnë sot në zgjedhje historike për presidentin e 44 të vendit. Të dy kandidatët republikani, John McCain dhe demokrati Barack Obama janë kthyer në shtëpitë e tyre për të pritur verdiktin e popullit. Pritet që në këto votime të marrë pjesë një numër rekord votuesish, të cilit i shtohen 29 milion vetë që kanë hedhur votën e tyre në votimet e mëhershme.
Rezultatet edhe mund të zhgënjejnë, pro sondazhet e derimëtanishme kanë nxjerrë fitues demokratin Barak Obama. Republikanët shprehen se kanë arritur të nguhstojnë diferencën e pikëve gjatë javës së fundit, por sërish Obama ka epërsi me të pakëtn 5 pikë më shumë. Të dy kandidatët thuhet se janë në pozitë gati të barabartë në shtetin e Floridës që i tha fitoren në zgjedhjet e vitit 2000, presidentit George Bush. Kjo ka qënë një fushatë superlativash. Fushata që ka kushtuar më shtrenjtë, më e gjata dhe më dramatikja në shumë drejtime.
Të dy kandidatët e shfrytëzuan ditën e fundit të fushatës për t’ju drejtuar votuesve në kërkim të mbështetjes së tyre. Senatori Obama ishte dje në një miting në Florida, shteti në saje të të cilit Presidenti Bush siguroi fitoren në vitin 2 mijë. Senatori Obama, po ashtu ishte dje në Karolinën e Veriut dhe në Virxhinia, shtete që kanë votuar historikisht për kandidatët republikanë.
“Kjo ishte një fushatë 21 muajshe e gjatë, që na ka çuar nga brigjet shkëmbore të Meinit në veri të vendit, në diellin e Kalifornisë. Jemi vetëm një ditë larg ndryshimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”
Megjithë besimin e tij, Senatori Mekein do ta ketë të vështirë të sigurojë Shtëpinë e Bardhë. Zoti Obama e udhëheq garën me zotin Mekein me rreth 7 për qind, bazuar në anketimet kombëtare të publikut.
Kandidatit që fiton zgjedhjet i duhet të sigurojë një minimum prej 270 nga të 538 votat elektorale për të siguruar fitoren e Shtëpisë së Bardhë.
Senatori Obama ka gjetur më tepër mbështetje se rivali i tij në disa shtete, ku në dy zgjedhjet e fundit fitoi Presidenti Bush, mes tyre Florida, Ohio, Kolorado, Indiana dhe Virginia.