E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama dhe Sarkozi kapen mat duke shfryrë dufin për kryeministrin izraelit

Share

Kjo duhet të jetë një situatë e sikletshme për presidentin amerikan, Barak Obama. Mediat raportojnë se SHBA dhe Izraeli janë në prag të sulmit mbi Iranin. Autoritetet e Kontrollit Bërthamor i kanë hapur dritën jeshile këtij sulmi, duke deklaruar se Irani po punon për krijimin e armës bërthamore.

Në kulmin e këtyre zhvillimeve mbërrin një gafë e presidentit amerikan dhe atij francez. Gjatë samitit të G20, të dy presidentët po flisnin për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, duke menduar se kufjet ishin të fikura dhe askush nuk i dëgjonte. Nuk e duroj më, ai është një mashtrues, thotë Sarkozi. Obama i përgjigjet menjëherë: Ty të ka ardhë në majë të hundës me të, po unë që duhet të merrem me të çdo ditë. Më pas autoritetet kanë kuptuar se kufjet ishin të hapura dhe kanë nxituar ti fikin. 6 gazetarë kanë dëgjuar bisedën, por ata kanë rënë dakord që të mos tregojnë gjë. Vetëm se njëri prej tyre ka folur dhe informacioni ka rrjedhë duke u bërë lajm kryesor në median botërore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›