E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teoria e PD-së: Partia e Topit do ti marrë votat majtas

Share

Me anë të Jemin Gjanës, në një intervistë për Gazetën Shqiptare, PD-ja ka hedhur për konsum në opinion idenë se Partia e re e Topit, që pritet të formohet pas përfundimit të mandatit presidencial, do të marrë vota majtas. Sipas Gjanës, ish-ministër dhe aktualisht deputet, partia e re e Topit nuk mund ti bëjë karshillëk PD-së dhe as ti heqë vota asaj. Duke kujtuar historinë politike të 21 viteve post-komunizëm, Gjana është ndaluar edhe te ikjet e rikthimet në Partinë Demokratike. Ai i ka përmendur të gjithë në intervistën për Gazetën Shqiptare duke filluar që nga Aleanca Demokratike, Petrit Kalakulla, Genc Pollo më vonë, e të tjerë. Me tej Gjana ka shtuar: Po u bëj të qartë një gjë, që Bamir Topi do të grupojë rreth vetes njerëz që nuk kanë votuar ndonjëherë për Partinë Demokratike. Janë hequr si njerëz të PD-së, por realisht nuk kanë votuar ndonjëherë për PD-në. Ata do të mblidhen rreth Topit dhe kjo është arsyeja që ne si PD nuk na shqetëson as tani as në 2013-ën. Bamir Topi zuri pikërisht vendin e Gjanës si nënkryetar i PD-së, por kjo, shton Gjana, nuk i ka ngjallur ndonjë pakënaqësi, edhe pse Topi, vijon deputeti demokrat, ka parë interesat e tij dhe jo të partisë.

*respublica.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›