FOTO LAJM: Më në fund e lashë pas shpine
Share
Kriza e borxheve i shkaktoi dy viktima. Pas Papandreut, edhe Berluskoni deklaroi se do japë dorëheqjen. Dy shtetet, Greqia e Italia janë në syrin e furtunës. Ndërsa në Greqi debatet e negociatat për qeverinë e re vijojnë ethshëm, një njeri ka kohë të qetësohet. Kjo foto e George Papandreut tregon një njeri të qetësuar, që duket se thotë Ej, njerëz, e lashë pas këtë punë. Në fakt mediat raportojnë se ai ka ndërprerë negociatat dhe ka shkuar në palestër.
