E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama do ta presë kryeministrin grek

Presidenti amerikan, Barack Obama, do ta presë më 9 mars kryeministrin grek, Jorgos Papandreu, vendi i të cilit po përjeton një krizë të thellë financiare.

Lajmi bëhet i ditur nga presidenca amerikane, ku Greqia cilësohet si një aleate e vjetër e SHBA-së për promovimin e prosperiteti dhe stabilitetit në rajon e në botë.

Gjithashtu është konfirmuar se Papandreu do të qëndrojë më 5 mars për vizitë në Gjermani, ku do të takohet me kancelaren e këtij vendi, Angela Merkel.

Gjatë fundjavës, kriza në Greqi është diskutuar gjatë bisedës telefonike, të zhvilluar mes Obamës, Merkelit dhe kryeministrit të Britanisë, Gordon Brown.

Qeveria në Athinë e cilësoi si të rëndësishme ftesën e Obamës dërguar Papandreut, në veçanti në situatën e rëndë aktuale ekonomike në të cilën është zhytur Greqia.

Sipas burimeve të qeverisë greke, vizita parashikohet të zhvillohet më 9 mars dhe në qendër të bisedimeve do të jetë politika ndërkombëtare nga Turqia, Qiproja e deri te Maqedonia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›