Britanikët edhe pesë vjet në Afganistan

Lufta në Afganistan do të zbehet vitin e ardhshëm dhe forcat britanikë nga ky vend mund të tërhiqen Brenda pesë viteve, ka deklaruar sot kryesuesi i ushtrisë së Britanisë.
Gjenerali David Richards i tha gazetës Daily Telegraph se forcat e koalicionit kanë arritur në “pikën e kthesës” në luftën kundër militantëve talebanë, falë ofensivës së madhe të ndërmarrë nga forcat e koalicionit kundër qendrave të talebanëve në jug të Afganistanit.
Ai theksoi se numri i ushtarëve britanikë, i cili aktualisht arrin në 10 mijë ushtarë, do të reduktohet në fillim të vitit të ardhshëm, me ç’rast pjesa më e madhe e forcave pritet të tërhiqet brenda pesë viteve të ardhshme.
“Ne presim që konflikti ushtarak të zbehet gjatë vitit 2011. Roli ushtarak do të fillojë të shënojë rënie vitin e ardhshëm, por ne gjatë pesë viteve të ardhshme do të mbesim të angazhuar në procesin e trajnimit dhe të mbështetjes”, theksoi Richards.
Vetëm para shtatë muajve, Richards pati tërhequr vërejtjen se Britania mund të mbetet e angazhuar në Afganistan për 40 vjet tjera.
Ai shtoi se është duke vërejtur shumë shenja pozitive të operacionit Mushtarak, i cili po ndërmerret në jug të Afganistanit, me qëllim që qyteti i Marjahut të kthehet nën kontrollin e qeverisë afgane.