E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama do të jetë i pari afrikano-amerikan që emërohet kandidat i një partie të madhe politike për president i SHBA

Figuara të shquara të Partisë Demokrate mbajtën mbrëmë fjalime në nisje të kuvendit Kombëtar të  Partisë Demokrate të Shteteve të Bashkuara që do të zgjasë 4 ditë e që përfundon me emërimin e Barack Obamës kandidat për president të Shteteve të Bashkuara. Ai do të jetë i pari afrikano-amerikani  që emrohet kandidat i një partie të madhe politike për president.

Në Kuvendin e demokratëve në Denver të shtetit Kolorado u paraqit me një përshëndetje emocionuese edhe ikona e demokratëve, Senatori Edward Kennedy,që është i pamundur nga gjendja shëndetësore, por  i cili u tha delegatëve se   nuk do ta humbiste këtë rast  për t'ia kaluar flakën zotit Obama si kandidat për President të Shteteve të Bashkuara.

Para se zoti Kennedy  t'u drejtohet delegatëve, një material filmik u transmetua në nderim të tij dhe të dy vëllezërve të tij, vrarë për të drejtat civile. Senatori Kennedy është duke u kuruar nga sëmundja e një tumori në tru dhe paraqitja e tij në kuvend solli duartrokitje të mëdha  tek turma prej mijëra vetash.

Bashkëshortja e Senatorit Obama, Michelle u tha të pranishmëve se beson që Barack Obama do të jetë President i Jashtzakonshem . Dy vajzat e tyre u paraqiten në skenë me të. Obama përshendeti bashkëshorten e tij me një lidhje me video nga Kansas City i shtetit Missouri

Udhëheqësit  e Partisë Demokrate po bëjnë thirrje për bashkim, pas fushatës së hidhur të zgjedhjeve paraprake gjatë së cilës Obama fitoi kundër Senatorës Hillari Clinton. Disa nga përkrahësit e zonjës Klinton mbetën të zemruar  për shkak të humbjes së saj, ndërsa disa të tjerë janë zemruar sepse Obama nuk zgjodhii zonjën Klinton për postin e nën presidentit.

Dje në mengjes, zonja Clinton foli  në një takimi me demokratët spanjoll dhe bëri thirrje për unitet në parti. Fushata e zonjës Klinton ka lenë të kuptohet se ajo do t'i udhëzojë delegatët e saj  për të votuar për zotin Obama, një akt ky në kuadër të unitetit partiak.   //mm//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›