Moska ashpërson qëndrimin për sistemin raketor amerikan
Moske - Moska zyrtare ka ashpërsuar qëndrimin e saj ndaj sistemit antiraketor që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë të instalojnë në Evropë. Këtë e ka pranuar vetë Shefi i Kontrollit të Armëve n Departamentin e Shtetit John Rood, sipas të cilit Moska me veprimet e saj kërkon që të vërë në provë edhe qëndrimin e presidentit të sapozgjedhur, Barak Obama.
Zyrtari më i lartë i Departamentit të Shtetit për kontrollin e armëve thotë se Moska nuk ka treguar interesim për propozimet e Shteteve të Bashkuara për krijimin e besimit për sistemin e mbrojtjes nga raketat, me sa duket me shpresën se administrata e ardhshme amerikane do të heqë dorë nga ky program.
Administrata e Presidentit Bush ka në plan të dislokojë raketa interceptore në Poloni dhe një sistem radar në Republikën Çeke për t’iu përgjigjur kërcënimit që mendohet se paraqet Irani për sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi. Por Moska e ka kundërshtuar me forcë këtë sistem duke e cilësuar si kërcënim ndaj mbrojtjes së saj strategjike.