E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama do të riorganizojë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Ushington - Presidenti amerikan, Barack Obama planifikon të shtojë anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të rris autoritetin e saj për të vendosur strategji për një sërë çështjesh të brendshme dhe ndërkombëtare, njoftoi dje gazeta "The Washington Post", duke cituar këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare.

Këshilli, që u krijua pas Luftës së II Botërore për të këshilluar presidentët amerikanë lidhur me çështjet ushtarake dhe diplomatike, do të "ndryshojë plotësisht" pas riorganizimit, deklaroi këshilltari i sigurisë kombëtare, James Jones në një intervistë për gazetën.

"Bota ku ne jetojmë ka ndryshuar aq shumë këtë dekadë sa organizatat që u krijuan për të përmbushur një sërë kriteresh nuk janë më edhe aq të dobishme", u citua Jones, një gjeneral marine i dalë në pension.

"Drejtoria e re e NSC do të merret me çështjet e shekullit të 21-të të tilla si siguria kibernetike, energjia, ndryshimi i klimës dhe infrastrukturën", u citua Jones nga gazeta. Jones deklaroi se struktura e re do të paraqitet në një direktivë presidenciale, mbase në javët në vijim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›