E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Do të thërrmojmë aleancën puniste-mafioze

Gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike për Tiranën, Berisha theksoi se këtë vit, shqiptarët festojnë më shumë se kurrë krenar, pas anëtarëimit të vendit tonë në NATO si dhe në prag të procesit të liberalizimit të vizave.

Edhe gjatë fjalimit të sotëm, kryeministri nuk ka lënë pa sulmuar, atë që ai e quan aleanca punisto-mafioze, duke nënvizuar se maxhoranca është e vendosur të thërrmojë këtë mafie. “Jemi të vendosurë të thërrmojmë aleancën punisto-mafioze. Muri ngrihet nga kjo aleancë, por ne nuk do ta lejojmë. Ne do të qëndrojmë të vendosur për shtetin ligjor”, theksoi Berisha.

Më tej, ai ka folur edhe për 8 dhjetorin, lëvizjen që siç e quajti kryeministri, ndau epokën e shqiptarëve. “Tetë dhjetori për çdo shqiptar u faktu gjithashtu si dita e kombit, të dilte nga një udhëkryq i tmerrshëm ku e kishte vendosur regjimi komunist. Ky komb ka një prespektivë perëndimore dhe këtë e konfirmoi madhërishëm 8 dhjetori”, vijoi ai.

Berisha tha se “ne kemi një arsye të madhe tjetër për t’u bashkuar anë e mbanë nga Shqipëria më 8 dhjetor për ato djemë e vajza që u mblodhën në këtë datë”.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›