E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: 8 dhjetori rënia e “Murit të Berlinit” në Shqipëri

“Mendoj se është mëse legjitime që sot të gjithë shqiptarët të bashkohen në 8 dhjetor që të përmbushin dhe stadin e fundit të ëndrrës së studentëve, integrimin e vendit në BE”, tha të dielën z. Meta në një konferencë për shtyp në Ministrinë e Jashtme.

Ai vuri në dukje se Shqipëria ka qenë vendi më i izoluar i Evropës. Sot, tha ndër të tjera, Meta, Shqipëria është transformuar në një vend anëtar të NATO-s, kur më parë ishte simbol i bunkereve, Bashkimi Evropian ka pranuar kërkesën për anëtarësimin e saj në këtë organizëm dhe është drejt liberalizimit të vizave me vendet e BE-së.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë. Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur. 8 Dhjetori është shpallur dita e Rinisë dhe Pluralizmit nga Kuvendi i Shqipërisë. 

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›