E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama e nënshkruan legjislacionin për Iranin

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka nënshkruar sot legjislacionin për sanksione të reja, më të ashpra, kundër Iranit, për shkak të programit bërthamor të Teheranit.

Javën e kaluar, si Senati, ashtu edhe Dhoma Përfaqësuese, e kanë miratuar legjislacionin që merr në shënjestër Gardën Revolucionare të Iranit dhe importet e gazit dhe të prodhimeve tjera energjetike.

Ky aksion u bë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, më herët, e miratoi rrethin e katërt të sanksioneve kundër Iranit.

Njëra nga pikat e legjislacionit parasheh që bankat e jashtme, që bëjnë biznes me Gardën Revolucionare ose me bankat e tjera iraniane, do të përjashtohen nga sistemi financiar i SHBA-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›