E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama e nominon një femër për kreun e Forcave Ajrore

Presidenti amerikan Barack Obama e ka nominuar ish asistenten e sekretarit të mbrojtjes si sekretare të Forcave Ajrore.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Deborah Lee James është zgjedhja e Obamës për zëvendësimin e Michael Donley i cili është pensionuar në qershor.

Nëse konfirmohet nga Senati, James do bëhet një nga femrat e pakta që do shërbejë si udhëheqëse e lartë civile e një prej degëve të forcave të armatosura të SHBA-ve.

Ajo do të jetë femra e dytë që do shërbejë si sekretare për Forcat Ajrore, transmeton REL.

Nominimi i saj u bë derisa ushtria po trajton skandalet e sulmeve seksuale, shkurtimeve buxhetore dhe tërheqjen e trupave lufarake amerikane nga Afganistani.

James momentalisht punon për një kontraktues të mbrojtjes ndërsa ka mbajtur pozita të ndryshme gjatë karrierës së saj 30 vjeçare në qeveri dhe sektorin privat./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›