E Diel, 1 Nëntor 2026

30 qershori, afati i fundit për pagesën e taksave të makinave pa kamatvonesa

TIRANE - Të gjithë qytetarët që disponojnë një automjet të përdorur dhe që nuk kanë paguar taksat, duke shkelur afatet ligjore, duhet ta paguajnë taksën vjetore deri në 30 Qershor.

Ligji i ri i hyrë në fuqi një muaj më parë, që përgjysmoi taksat për automjetet e përdorura, parashikon amnisti për të gjithë drejtuesit e parregullt, duke mos i penalizuar ata me gjobë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, bën të ditur se afati për të përfituar është deri në datën 30 Qershor, pasi të aplikohen kamatvonesat. Vendimi për përgjysmimin e taksave për automjetet e përdorura është miratuar nga qeveria më 10 prill. Vendimi përcakton të njëjtën formulë të llogaritjes, e cila është në bazë të cilindratës, vjetërsisë së automjetit dhe koefiçentit të karburantit.

Por përgjysmon koefiçentin e karburantit, i cili për naftën shkon nga 25 që ishte në 12.5 dhe për benzinën nga 20 në 10. Vendimi parashikon penalitet me gjobë prej 5% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, për pronarët e mjeteve të cilët nuk kryejnë pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar. Sanksionet për vonesë në pagesën e taksave, për të gjitha mjetet, që u ka kaluar afati i vlefshmërisë së taksave, pavarësisht kur e kanë kryer pagesën e tyrë, fillon nga data 1 janar 2014.

(er.nu/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›