E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama, familja dhe fjalimi i tij i inaugurimit

Presidenti i zgjedhur Barak Obama është nën presionin e familjes tani që përgatitet të mbajë fjalimin e inaugurimit. 


Familja Obama
Duke komentuar sot për vizitën në memorialin e Linkolnit me gruan e tij Mishel dhe vajzat Sasha dhe Malia, zoti Obama tha se  vajzat pasi kishin parë fjalimin e Linkolnit të shkruar në muret e memorialit, e kishin pyetur nëse edhe fjalimi i tij do të ishte po aq i gjatë. 10-vjeçarja Malia i kishte thënë se "fjalimi duhet të ishte patjetër i mirë sepse do të jetë fjalimi i parë i një presidenti afrikano-amerikan!" 


Zoti Obama e tregoi këtë episod gjatë një interviste për rrjetin CNN. Sekretari i ardhshëm i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs i tha sot televizionit Fox News se Presidenti i zgjedhur  e ka përfunduar pjesën më të madhe të fjalimit para një jave. Gibbs tha se fjalimi do të përqendrohet në idenë e përgjegjshmërisë./mm//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›