E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Përfaqësuesit e sistemit të Drejtësisë, figura me integritet dhe të paanshëm”

Deputeti demokrat Aldo Bumçi komenton parashikimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës

TIRANE - Deputeti i PD-së Aldo Bumçi, njëkohësisht zëdhënës i grupit parlamentar të kësaj partie, u shpreh dje se njerëzit e sistemit të drejtësisë duhet të jenë figura me integritet dhe të paanshëm, bazuar kjo dhe në rezolutën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës.
Deklarata e Bumçi vjen pas aprovimit të ligjit të dosjeve që apelon për pastërtinë e figurës së të zgjedhurve dhe zyrtarëve, ku bënë pjesë edhe sistemi i drejtësisë.
Duke folur për 10 parimet e rezolutës së pranuar nga Shqipëria, ai veçoi dy prej tyre, paanshmërinë dhe integritetin e gjyqtarëve, të cilat përcjellin mesazhe se ata duhet të evitojnë konfliktin e interesit.
“Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka miratuar 10 parime bazë mbi të cilat duhet të bazohet sjellja e gjyqtarit, ndër të cilat veçoj parimin e paanshmërisë të gjyqtarëve dhe të integritetit të tyre moral”, nënvizoi Bumçi, duke shtuar se për sa i takon parimit të parë, paanshmërisë, gjyqtarët duhet të ushtrojnë funksionet e tyre me paanshmëri dhe të garantojnë aparencën e paanshmërisë.
“Pra jo vetëm të sillen dhe të japin drejtësi, por edhe aparenca dhe dukja e sjelljes së tyre duhet të jetë e tillë”, tha ai.
Duke u ndalur te pika e dytë, integriteti, deputeti demokrat Bumçi cilësoi se “sjellja e tyre duhet të jetë konsistente, në përputhje me karakterin moral të lartë që është një kriter për detyrën e gjyqësorit”.
“Gjyqtarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm në çdo kohë për detyrën e tyre, për të mbajtur lart qëndrimin dhe reputacionin e gjykatës”.
Në vijim të deklaratës së tij ai shtoi se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është një nga institucionet më të rëndësishme të kontinentit Evropian. Vendimet e saj kanë autoritet mbi kombëtar mbi sistemin gjyqësor të vendeve anëtare, pra për të gjithë vendet anëtare të Këshillit të Evropës.
“Vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë të detyrueshme për t'u zbatuar dhe shtetet anëtare raportojnë rregullisht në KE për zbatimin e tyre”, përfundoi Bumçi.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës

Rezoluta e Etikës Gjyqësore Miratuar në seancën e 23 qershorit 2008
 
I. Pavarësia
Në ushtrimin e detyrës së tyre, gjykatësit duhet që të jenë të pavarur nga të gjitha ndikimet apo autoritete jashtë sistemit. Ata nuk duhet që të jenë pjesë e asnjë aktiviteti apo organizate, pozicion që mund të dëmtojë apo ndikojë në pavarësinë e tyre.
 
II. Paanshmëria
Gjyqtarët duhet që të ushtrojnë funksionet e tij në mënyrë të paanshme duke e garantuar dhe evidentuar paanshmërinë. Ata duhet që të kujdesen që të shmangin në çdo rast konfliktin e interesit por edhe përzierjen në të gjitha ato situata të cilat perceptohet se e përfshijnë apo krijojnë për gjyqtarët konflikt interesit
 
III. Integriteti
Drejtimi i gjykimi duhet të jetë në përputhje me  një moral të lartë që është
edhe një kriter për zyrat gjyqësore. Ata duhet që të jenë në çdo rast të kthjellët dhe të qartë për të përmbushur detyrën ë tyre në respekt edhe të reputacionit të Gjykatës.
 
IV. Zelli dhe kompetenca
Gjyqtarët duhet që të kryejnë detyrën e tyre me zell dhe kompetencë. Për të mbajtur një nivel të lartë kompetence ata duhet që të zhvillojnë në vijimësi aftësitë profesionale.
 
V. Konfidenca
Gjyqtarët duhet që të ruajnë fshehtësinë e informacioneve që merren në rrugë konfidenciale përgjatë hetimet përpara se çështja të fillojë të gjykohet zyrtarisht
 
VI. Liria e shprehjes
 Gjyqtarët duhet që të ushtrojnë të drejtën e tyre për tu shprehur në përputhje të plotë me dinjitetin e institucionit që ai përfaqëson.
 
VII. Aktivitetet e tjera
 Gjyqtarët duhet që të mos angazhohen në aktivitete te tjera që vënë në rrezik apo ndikojnë në pavarësinë e tyre.
 
VIII. Dhuratat dhe avantazhet
Gjyqtarët nuk duhet që të pranojnë asnjë dhuratë, favor apo avantazh që mund të cenojë pavarësinë apo paanshmërinë e tyre gjatë një procesi gjyqësor.
 
IX. Dekorimet
Gjyqtarët mund të pranojnë dekorime vetëm kur pranimi i këtij nderimi nuk implikon apo ngre dyshime mbi cenimin e pavarësisë së tyre.
 
 X. Qëllimi i këtij dallimi
Për parimet, vendoset përpara aplikimit për anëtarët e Gjykatës dhe ku më të rëndësishmit përcaktohen ish gjykatësit dhe gjyqtarët e veçantë “ad hoc”. 

Masa Finale
Në rast të dyshimeve për zbatimet e këtyre parimeve, në dhënien e një situate apo pozite, një gjykatës mund të kërkojë këshillat e Kryetarit të Gjykatës.
Dhe në këtë rast, Kryetari i Gjykatës mund të konsultohet me byronë përbërëse.
Gjithashtu, Kryetari i Gjykatës mund të raportojë në mbledhjen plenare të Gjykatës, mbi zbatimet e këtyre parimeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›