E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder permbyten dy pika turistike Zogaj e Shiroka

Zogaj dhe Shiroka janë dy pikat tuuristike të Shkodrës që kanë pësuar dëme të mëdha si pasojë e rritjes së nivelit të liqenit dhe stuhisë së pak ditëve më parë .Përvec shtëpive të përmbytura një pjesë e të cilave janë bërë të pabanueshme e të gjitha lokalet e bizneset e zonës janë dëmtuar përfundimisht. Një pjesë e pronarëve I kanë patur të pasiguruara bizneset por edhe ato të siguruarat nuk mbulohen për fatkeqësitë natyrore.

Një pjesë e banorëve që ushtrojnë biznesin në shiroke e zogaj janë edhe në marrëdhënie kredie me bankat, kredi që I kanë investuar në bizneset e shkatërruara nga uji .Prezenca e ujit për një kohë të gjatë ka dëmtuar shumë edhe rrugën Shkodër-Shirokë–Zogaj  8 km të gjatë duke vështirësuar qarkullimin në këtë zonë .

Bruna Gjoka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›