E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH 2010 rritje modeste ekonomike

Viti 2010 mund të karakterizohet si një vit me probleme për ekonominë shqiptare. Në konferencën e tij për shtyp, e fundit për këtë vit, guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se megjithëse ekonomia shënon rritje pozitive, frenimi është i dukshëm.

“Analizat tonë më të fundit të bazuara në të dhënat më të fundita ekonomike dhe financiare të disponuara konfirmojë vazhdimësinë e ritmeve positive të rritjes ekonomike në gjysmën e dytë të vitit 2010. Vlerësimi i rritjes ekonomike sipas komponentëve të kërkesës aggregate tregon një mbështetje më të madhe të saj në kërkesën e huaj për mallra dhe shërbime shqiptare, ndërkohë që rritja e kërkesës së brendshme paraqitet ende e zbehtë. Megjithë rregjistrimin e normave pozitive të rritjes aktiviteti ekonomik në vend mbetet ende nën nivelin e potencialit të tij duke gjeneruar presione rënëse të inflacionit gjatë vitit 2010” tha Fullani.

Treguesi i investimeve vecanërisht i atyre private në ekonomi është sinjali më i qartë për shtrëngesën në të cilën po kalon ekonomia e vendit. 

“Investimet private në ekonomi mbeten të dobëta, ndonëse treguesi te tërthortë si rritja e qëndrueshme e kredisë, kryesisht për investime dhe rritja e investimeve të huaja direkte gjatë tremujorit të tretë të vitit dëshmojnë për rritme positive rritjeje në këtë periudhë. Megjithatë në prani të kapaciteteve të lira në ekonomi si dhe kushteve ende të shtrënguara të financimit, sidomos për bizneset e vogla njëkohësisht dhe të mesme, rritja e tyre vlerësohet të ketë qenë e ngadaltë” tha Fullani.

Fullani ka vlerësuar si një veprim shumë pozitiv për ekonominë menaxhimin e financave publike. Sipas tij rritja modeste e të ardhurave është shoqëruar me shkurtim shepnzimesh e për pasojë rënie të deficitit fiskal. 

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›