Obama fton ligjvenesit kryesore amerikane ne Shtepine e Bardhe

Pas fitores se madhe te republikaneve ne zgjedhjet e te martes Presidenti Barak Obama ftoi ligjvenesit kryesore republikane dhe demokrate per nje takim ne Shtepine e Bardhe. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Kent Klain na informon se Presidenti do te diskutojne se cfare mund te behet para perfundimit te legjislatures aktuale.
Pas mbledhjes se kabinetit dje Presidenti Obama tha se duket se votuesit i derguan atij nje mesazh te qarte.
Ata duan qe ne te perqendrohemi tek ekonomia dhe vendet e punes dhe per ta cuar vendin perpara. Ata duan te sigurohen se parate e taksapaguesve nuk shperdorohen. Madje ata duan ndryshimin e tonit ketu ne Uashington.
Ne legjislaturen e re te Kongresit qe hapet ne muajin janar republikanet do te kene shumicen ne Dhomen e Perfaqesuesve ku udheheqesi i pakices se tanishme Xhon Bojner te behet kryetari i saj. Shumica qe demokratet kane tani ne Senat do te ngushtohet.
Me 18 nentor Presidenti Obama do te prese tete ligjvenes te larte nga te dy partite per te diskutuar cfare mund te behet ne ditet e fundit te legjislatures se tanishme te Kongresit.
Ai do te jete nje takim ne te cilin une dua qe ne te bisedojme ne hollesi se si ta cojme perpara axhenden e popullit amerikan. Ai nuk do te jete vetem nje takim per te bere fotografi sebashku.
Presidenti e ka ftuar zotin Bojner ne takim sebashku me Kryetaren e Dhomes se Perfaqesuesve Nenci Pellosi si dhe Kryetarin e Senatit Heri Rid dhe udheheqesine pakices ne Senat Mic Mekonell.
Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Robert Gibs tha se presidenti shpreson qe takimi me udheheqes te Kongresit nga te dy partite do te jete i pare ne shume te tille.
Nderkohe qe perpjekjet per te nxitur rritjen ekonomike do te jene tema kryesore e takimit zoti Obama thote se ai do te theksoje nevojen qe Senati te ratifikoje seshpejti traktatin e ri START me Rusine per pakesimin e armeve berthamore.
Kjo nuk eshte nje ceshtje tradicionalisht demokrate apo republikane por nje ceshtje e sigurimit kombetar amerikan. Shpresoj se ne mund ta bejme kete para perfundimit te legjislatures se tanishme dhe ti dergojme nje mesazh te forte Rusise se ne jemi te vendosur per pakesimin e arsenaleve berthamore por ti dergojme edhe botes nje mesazh se ne jemi te vendosur per mosperhapjen e armeve.
Traktati i ri START parashikon pakesimin e arsenaleve berthamore te Shteteve te Bashkuara dhe Rusise me nje te katerten. Pas takimit te Kabineit presidenti tha gjithashtu se shpreson se turneu i tij ne Indi ne Indonezi ne Korene e Jugut dhe ne Japoni qe fillon te premten do te sjelle me shume vende pune per amerikanet.
Qellimi kryesor eshte qe te hapen tregjet per kompanite amerikane qe mund ti shesin prodhimet e tyre ne Azi ne disa prej tregjeve te botes qe po zgjerohen me shpejtesi me qellim qe ne te kemi mundesi te hapin vende te reja pune ketu ne Shtetet e Bashkuara.
Presidenti tha se shpreson qe te beje disa njoftime specifike gjate turneut te tij per rritjen ekonomike te Shteteve te Bashkuara.
Zoti Obama ka gjithashtu ne plan te mbaje me 2 dhjetor nje takim ne Shtepine e Bardhe me guvernatoret e sapo zgjedhur te shteteve shumica e te cileve jane republikane.