Parlamenti Europian mbylli takimin e Tiranes pa deklarate te perbashket
Komiteti nderparlamentar Shqiperi - BE i marreveshjes se stabilizim-asociimit e mbylli sot takimin e Tiranes pa ndonje deklarate me konsensus mbi zhvillimet politike ne vend. Bashkimi Europian pritet te publikoje opinionin mbi aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat pas disas ditesh. Sipas njoftimeve te shtypit vendas nuk priten vleresime pozitive per Shqiperine nisur nga ngerci politik njevjecar.
Takimi i dyte i komitetit nderparlamentar Shqiperi - BE per marreveshjen e stabilizim-asociimit u mbyll ne Tirane per here te pare pa arritur mirekuptimin shumepalesh mbi nje deklarate te perbashket rreth zhvillimeve politike ne Tirane dhe menyrave per zgjidhjen e ngercit politik. Takimi i parlamentareve europiane dhe atyre shqiptare vazhdoi dy dite me debate te ndezura por ne fund demokratet dhe socialistet shkaterruan me buzeqeshje te hidhura nje projekt-deklarate te perbashket per te cilen dhane me pare mirekuptimin.
Drejtuesi i takimit eurodeputeti Eduard Kukan tha se mbeti i zhgenjyer qe deklarata e perbashket deshtoi pas dy dite diskutimesh dhe kur palet dhane miratimin vecas.
U kerkoj falje perfaqesuesve te shtypit sepse nuk do te kete deklarata dhe as konference shtypi por mediat ishin te pranishme ne salle gjate gjithe kohes dhe mund te raportojne lirisht me transparence. Jam i zhgenjyer se si nuk u arrit nje deklarate e perbashket e ketij takimi i cili ka nxjerre cdo here deklarata me konsensus. Ne kete mungese mirekuptimi ka nje mesazh shume te keq per Europen. Pas dy dite debatesh nuk doli nje deklarate e perbashet - tha zoti Kukan.
Takimi nderparlamentar shqiptaro-europian u zhvillua mes tensionesh dhe debatesh te ndezura midis perfaqesuesve deputete socialiste dhe demokrate te cilet duke kerkuar shtimin e disa fjaleve ne pike te ndryshme te deklarates e nxoren ate nga konteksti dhe e bene te papranueshme per kundershtaret politike. Pengesa me e madhe lindi ne piken 3/a te projekt-deklarates se perbashket ku kerkohej ngritja e nje komisioni hetimor per zgjedhjet e vitit 2009 i kryesuar nga opozita dhe ku mazhoranca kerkoi te shtohet shprehja ne perputhje me Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor.
Te respektohet Rezoluta e Parlamentit Europian te respektohet Kushtetuta e vendit dhe Kodi Zgjedhor i cili eshte ne fuqi dhe i detyrueshem per zbatim si nga parlamentaret ashtu edhe nga qytatari me i thjeshte shqiptar. Une nuk besoj se nje vit e gjysme shprehje midis kraheve politike mund te permblidhen ne nje deklarate kaq te lehte per te shfaqur ceshjte qe ne vetvete jane kontradiktore me Kodin Zgjedhor jane kontradiktore me Kushtetuten. Kemi nje Kushtetute kemi nje Kod Zgjedhor dhe zgjidhja e vetme eshte zbatimi i ketyre parimeve dhe i ketyre ligjeve - tha Viktor Gumi deputet i Partise Demokratike.
Por deputeti Taulant Balla i Partise Socialiste tha se ne duhet medoemos te votojme sic eshte propozuar amendamentin e zonjes Doris Pack. Ajo kur e propozoi kete amendament e kishte ne mendje edhe Kushtetuten edhe transparencen edhe Kodin Zgjedhor se ka 20 vjet qe merret me Shqiperine. Ne ne punen tone udhehiqemi nga Kushtetutra dhe nga ligjet. Pse duhet te mbushim deklaratat me fjali te mirenjohura - tha ai.
Deputetet shqiptare pjesemarres ne takimin e Parlamentit Europian ne Tirane fajesuan njeri tjetrin per mosmiratimin e nje deklarate te perbashket mbi zhvillimet politike ne Shqiperi. Deputetet Aldo Bumci dhe Ditmir Bushati pohuan se ne fillim kishte nje mirekuptim per deklaraten konsensuale e cila me pas u rrezua nga mospajtimet ne bisedimet e tryezes.
Ishte nje dokument kompromisi ne versionin e paraqitur mbi bazen e amendamentit te paraqitur nga zonja Doris Pack. Ky amendament synonte qe te ndante nga fletet e votimit hetimin e kutive te materialeve zgjedhore qe duhet te fillonte menjehere nderkohe qe persa i perket fleteve te votimit propozonte qe te zgjidhej sipas nje procedure te ndjekur ne Gjykaten Kushtetuese. Ne dhame konsensusin tone mbi kete amendament pasi e konsideruam si nje mundesi per te levizur nga kriza politike ne te cilen gjendet vendi qysh nga zgjedhjet e qershorit 2009 - tha deputeti socialist Ditmir Bushati.
Por nuk eshte i ketij mendimi deputeti democrat Aldo Bumci. Zonja Pack tha qe e merrte te mireqene faktin qe ne nje vend demokratik te respektohet Kushtetuta dhe ligjet. Por zoti Edi Rama ka deklaruar publikisht se eshte kunder zbatimit te Kodit Zgjedhor sa i takon materialeve zgjedhore dhe fleteve te votimit. Por ne nuk mund te marrim si te mireqene dicka te cilen kryetari i opozites thote publikisht se eshte kunder Kodit Zgjedhor - tha zoti Bumci.
Bashkimi Europian pritet te jape ne 9 nentor nje opinion mbi aplikimin e Shqiperise per te fituar statusin e nje vendi kandidat per ne Bashkimin Europian. Njoftime te pjesshme te medias vendore bejne te ditur jozyrtarisht se per Shqiperine nuk pritet te kete vleresime per zhvillim domethenes nisur nga kryesisht nga fakti qe jeta politike ne Tirane eshte bllokuar nga ngerci politik dhe institucional.