E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Grupi opozitar iranian Xhundullah eshte organizate terroriste

Ndonese Irani eshte ne listen e Shteteve te Bashkuara per vendet qe mbeshtesin terrorizmin Departamenti i Shtetit dhe i Thesarit kane piketuar nje nga organizatat kundershtare te qeverise se Teheranit si nje organizate terroriste.

Ne nje njoftim zyrtare te departamentit te Shtetit dhe departamentit te Thesarit thane se Xhundullahu ka perdorur taktika terroriste mes tyre dhe vetvrasjet me bomba dhe vrasjet e percaktuara ne nje sere sulmesh ne Iran qe nga viti 2003.

SHBA thote se grupi ishte organizator i sulmeve me bomba ne nje xhami ne juglindje te qytetit iranian Zahedan ne tetor te vitit 2009 dhe ne korrik te ketij viti ku u vrane me shume se 70 njerez dhe u vrane qindra te tjere. Zedhenesi i Departamentit te Shtetiti Mar Toner tha se vendimi per te vendosur ne listen e zeze Xhundullahun tregon kembenguljen e SHBA ne perpjekjet kunder terrorizmit

Njoftimi i sotem reflekton angazhimin tone per te crrenjosur terrorizmin kudo qe te ndodhet. Xhundallah ka vrare pa dallim iranianet civile. Dhe pavaresisht se ish- udheheqesi i tyre u kap kohet e fundit dhe u ekzekutua grupi ka vazhduar aktivitet e tij dhe ka aftesine qe te sulmoje edhe ne te ardhmen. - thote ai

Irani ka akuzuar ne menyre te perseritur se SHBA mbeshtesin Xhundullahun dhe fraksionet e tjera opozitare iraniane. Udheheqesi i kapur i ketij grupi Abdul Malik Rigi tha ne televiozionin shteteror te Iranit perpara ekzekutimit te tij ne qershor se SHBA i paten premtuar grupit furnizim me arme dhe nje baze ne Afganistan.

Zedhenesi i Departamentit te Shtetit Toner tha se SHBA nuk sponsorizojne asnje forme te terrorizmit. Ai iu beri thirrje qeverive te tjera ne rajon qe te ndermarrin veprime te ngjashme kunder Xhundallahut.

Ne kemi perseritur prere dhe po e perserisim serish se SHBA nuk kane mbeshtetur Xhundallahun. Ne fakt ne nuk mbeshtesim asnje forme te terrorizmit. Ne do te vazhdojme te punojme me komunitetitn nderkombetar per te zvogeluar mbeshtetjen per organizatat terroriste.

Masat e ndermarra te marten per te ngrire te gjitha asetet e Jundullahut qe mund te jene ne SHBA e bejne te paligjshme qe amerikanet te furnizojne grupin me materiale mbeshtetese mes tyre dhe lendet shperthyese.

Lista e Departamentit te Shtetit per organizatat e huaja terroriste permbane emrat e thuajse 50 grupeve mes tyre dhe al- Kaida levizja Hezbollah ne Liban dhe grupi opozitar iranian i njohur si Muxhahedinet e Popullit te Iranit ose MEK.

Kjo organizate qe vepron ne arrati e cila ka dhene informacione per programin e fshehte berthamor te Iranit ne vitet e fundit ka ushtruar nje fushate per tu hequr nga lista e zeze e SHBA. Ne korrik nje gjykate amerikane urdheroi Departamentin e Shtetit qe te rishikoje ceshtjen.

Por nje zyrtar i larte i Departamentit te Shtetit tha se nuk eshte ne dijeni te ndonje ndryshimi ndaj statusit te organizates MEK. Grupi eshte akuzuar per sulme me bomba perpara revolucionit islamik iranian sulme qe lane disa te vrare mes tyre dhe kontraktore amerikane qe punonin ne Iran.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›