E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Kosove pritet fushate e ashper

Rrezimi i Qeverise Thaci ne fillim te javes dhe shpallja e zgjedhjeve te jashtezakonshme i ka hapur rruge gares zgjedhore ne Kosove e cila pritet te jete me e forte se me pare e po ashtu me shume risi te cilat do ta bejne interesante fushaten parazgjedhore. Risia e pare pritet te ndodh te dielen ne Kuvendin e VII zgjedhor te Lidhjes Demokratike te Kosoves partise qe per 18 vite rresht ka mbajtur poziten e pare ne skenen politike kosovare deri ne nentor te 2007 kur ajo u mund nga Partia Demokratike e Kosoves e kryeministrit Hashim Thaci.

Kryetari i Prishtines dhe njeri nder njerezit me te popullarizuar ne radhet e LDK-se Isa Mustafa pritet te marre drejtimin e partise me synim sfidimin e kryeministrit ne doreheqje Hashim Thaci. Te enjten Mustafa ka zhvilluar nje takim me kryetarin aktual Fatmir Sejdiun per pergatitjet e Kuvendit. Pas takimit ai ka dale i buzeqeshur nga selia e LDK-se dhe pas tij Sejdiu i cili me gjithe insistimin e gazetareve nuk ka treguar nese eshte arritur nje marreveshje per kreun e LDK-se sic eshte raportuar ne shumicen e mediave te Kosoves.

Z. Sejdiu respekton procedurat normale dhe shpreh qendrimin e vet ne Kuvendin e Partise. Kuvendi do te jete i pergatitur mire do te kete rezultat te mire deklaroi Fatmir Sejdiu Kryetar i LDK-se. Zgjedhjet ne LDK sipas analisteve do te jene percaktuese per fatin e kesaj partie por edhe per raportin e forcave politike ne Kuvendin e ardhshem te Kosoves.

Risi tjeter e gares se sivjetme eshte perfshirja e Levizjes Vetevendosja e drejtuar nga Albin Kurti nje kritike i zeshem i institucioneve te Kosoves dhe kundershtar i fuqishem i bisedimeve me Serbine. Partia e tij pritet te marre disa vende ne legjislaturen e ardhshme te Kuvendit. Dy analiste politik ne ze te Kosoves Shpend Ahmeti dhe Ilir Deda dhe partia e tyre Fryma e Re po ashtu pritet te hyjne ne Kuvend duke rreshtuar perkrah vetes te pakenaqurit. Aleanca per Ardhmerine e Kosoves e sheh veten te demtuar ne keto zgjedhje ne mungese te liderit karizmatik te saj Ramush Haradinaj i cili ndodhet ne Hage. AAK-ne e ka braktisur nje nga nenkryetaret e saj ish kryeminister i vendit Bajram Kosumi i cili do te kandidoje ne zgjedhje ne krye te nje iniciative qytetare. Fushata zyrtarisht sipas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve do te nis me 1 dhjetor dhe do te zgjase vetem dhjete dite.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›