Obama-hebrejve:Asnjë aleat s’është më i rëndësishëm se Izraeli

Obama është kritikuar nga disa mbështetës amerikanë të Izraelit se ka qenë i ashpër me aleatin e ngushtë dhe se ka pasur marrëdhënie të tendosura me kryeministrin israelit, Benjamin Netanjahu.
“Përpiqem të mos shikoj shumë prapa, por kjo administratë ka bërë më shumë se çdo tjetër para saj për sigurinë e shtetit të Izraelit”, citohet të ketë thënë Obama nga e përditshmja izraelite “Haaretz”.
“Ne nuk bëjmë kompromis kur bëhet fjalë për sigurinë e Izraelit…dhe kjo kështu do të vazhdojë”, tha Obama. Presidenti foli kështu në një fushatë donacionesh në shtëpinë e Xhek Rozenit në Manhatan, kreut të Kongresit të hebrejve të Amerikës. Rozen tha se “Izraeli nuk ka marrë kurrë mbështetje nga Amerika sa ç’ka marrë gjatë administratës Obama”.
E përditshmja më e madhe turke “Zaman”, raporton se vetëm brenda një nate, Obama arriti të mblidhte plot 2.4 milionë dollarë për fushatën e tij.
Obama ka marrë 8 nga 10 vota hebrejsh në vitin 2008, por një ulje e mbështetjes mund të ndryshojë balancat veçanërisht në shtetet me prani të madhe të komunitetit hebre, si në Florida dhe në Pensilvani.
Obama fillimisht u kritikua për deklaratën e tij të famshme, e para e një Presidenti amerikan, kur shprehej për një Palestinë në kufijtë e vitit 1967, me kompromiset e mundshme. Teksa më pas u ngre lart nga hebrenjtë për kundërshtimin e fortë të kërkesës palestineze për njohje dhe anëtarësim në OKB, në muajin shtator.
/Start/F. Prroni/
2011-12-01 10:15