E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Papademos përballet me grevën e parë të përgjithshme

Shërbimet publike nuk funksionojnë së bashku me shërbimet detare dhe hekurudhore, por aeroportet kanë mbetur të hapur, po ashtu sikurse metroja e Athinës dhe bursa. Shkollat janë mbyllur ndërsa spitalet punojnë vetëm në rastet urgjente.

Sindikalistët që përfaqësojnë gjysmën e fuqisë punëtore u bashkuan në marshime në qytetet kryesore të vendit. Në Greqi janë mbajtur dhjetëra greva të përgjithshme gjatë dy viteve të fundit.

Shkurtimi i shpenzimeve dhe rritja e taksave janë prezantuar si kusht për marrjen e kredisë 110 miliardë euroshe nga BE-ja dhe FMN-ja./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-01 14:00
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›