E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi Evropian forcon sanksionet ndaj Sirisë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian vendosën të enjten të bllokojnë eksportimin e pajisjeve të industrisë së gazit dhe naftës në drejtim të Sirisë, ndalimin e tregtimit të obligacioneve siriane dhe shitjen e pajisjeve që mund të përdoren për të monitoruar pajisjet e internetit dhe telefonave.

Objektiv i sanksioneve të reja të Bashkimit Evropian janë 11 ndërmarrje dhe 12 individë, thanë për “Reuters”-in diplomatët e Bashkimit Evropian.

Lista me emrat e kompanive dhe individëve ndaj të cilëve janë vënë sanksione do të publikohet mëngjesin e së premtes. Diplomatët evropianë thanë po ashtu se Korporata e Përgjithshme e Naftës (shtetërore) mund të jetë në mesin e kompanive të dënuara./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-01 15:02
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›