Obama i konfirmon mandatin e dytë kreut të Bankës Qendrore Amerikane

Washington, 25 gusht NOA-Presidenti amerikan Barak Obama emëroi kreun e tanishëm të bankës qendrore amerikane për një mandat të dytë, duke vlerësuar udhëheqjen e tij gjatë asaj që ai e quajti një prej krizave më të rënda ekonomike me të cilën janë përballur Shtetet e Bashkuara dhe bota ndonjëherë.
Presidenti Obama tha sot se kurajoja e Ben Bernankes, krijimtaria dhe temperamenti i tij kanë ndihmuar në shmangien e një Depresioni të dytë. Zoti Obama e vlerësoi kreun e Rezervës Federale gjithashtu për trajtimin e krizës dhe sistemit financiar në prag të shkatërrimit me qetësi dhe mençuri. Presidenti i bëri komentet nga vendi ku ndodhet për pushime në Masaçusets.
Emërimi nga presidenti Obama i Ben Bernanke për një mandat të dytë si kreu i Rezervës Federale do ti japë këtij të fundit mundësinë për të garantuar që gabimet të mos përsëriten.
Pas emërimit, zoti Bernanke premtoi se do tu siguronte amerikanëve bazat e përparimit dhe begatisë nëse konfirmohet nga senati amerikan. Mandati i tij i tanishëm do të përfundojë në vitin 2010.
Ndërkohë, shumë ekonomistë e kanë quajtur recesionin e tanishëm amerikan si rënien më të madhe ekonomike që nga Depresioni i viteve 1930. Ben Bernanke është autori i një libri mbi Depresionin e Madh dhe disa ekonomistë, si dhe shumë investitorë e konsiderojnë atë si ekspert mbi këtë çështje.
Gjatë krizës së tanishme, zoti Bernanke i ka bërë thirrje qeverisë të ndërmarrë masa të fuqishme për të parandaluar një katastrofë ekonomike. Ai mbështeti planet stimuluese qeveritare si nën administratën e ish presidentit Bush ashtu edhe nën administratën e presidentit Obama. Ai ishte përkrahës i masave qeveritare për të parandaluar shkatërrimin e institucioneve financiare si dhe ka nxitur reformat në sistemin financiar amerikan.
Në një fjalim kohët e fundit, zoti Bernanke tha se megjithëse pasojat e recesionit mund të kishin qenë shumë më të rënda, vendi ende përballet me sfida të mëdha.
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")