E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhimet e rajonit të Korçës në Kosovë dhe Maqedoni

Një prej këtyre produkteve janë qepët e zonës së Devollit, për blerjen me shumicë të të cilave janë interesuar tregtarët nga Kosova dhe Maqedonia.

Rreth 20 mijë kuintalë qepë të prodhuara në zonën e Devollit të Sipërm, në fshtara si Miras, Menkulas etj, janë shitur deri tani në  Kosovë dhe Maqedoni.

Fermerët që kanë arritur të tregtojnë qepët e prodhuara janë të kënaqur me çmimin e lartë të shitjes në tregjet jashtë vendit, sikurse dhe me faktin se kanë arritur të largojnë në kohë prodhimin nga magazinat e tyre.  
     
Prodhimet cilësore të rajonit të Korçës plotësojnë jo vetëm tregun vendas, por po hyjnë në një fazë të rëndësishme të eksportimit. Vetë prodhuesit, tashmë kanë mundësi më të mëdha për një treg më të gjerë se tregu vendas.

Eksportimi i prodhimit të qepës në Kosovë dhe Maqedoni është vetëm hapi i parë i zgjerimit të tregut të prodhimeve bujqësore nga rajoni i Korçës. Nga tregu kosovar dhe ai maqedonas kanë ardhur edhe kërkesa për mollën dhe pataten, produkte këto mjaft cilësore dhe me prodhimtari të lartë në zonën e Korçës.

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›