Ish-luftëtarët s’i binden EULEX’it

Nga Express më 29 janar 2011 në ora 20:21
Misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX, ka ftuar për 15 shkurt katër ish-pjesëtarë të UÇK-së që të paraqiten në seancë gjyqësore, në lidhje me sulmin ndaj ndërtesës së Qeverisë, të bërë në korrik të vitit 2009.
Protestues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së patën hedhur koktej molotovi drejt selisë së Qeverisë së Kosovës, gjatë një proteste të asokohshme të tyre. Udhëheqësi i kësaj organizate, Xhevdet Qeriqi, tha se katër të ftuarit nuk do të paraqiten në gjykatë, sepse nuk i besojnë drejtësisë së EULEX-it.
“Është proces gjyqësor i motivuar politikisht. Ne nuk do t’i përgjigjemi prokurorisë së EULEX-it sepse është e njëanshme dhe punon për interesat e politikës vendore”, ka thënë Qeriqi.